Nëse keni ndjenjën që vazhdimisht po blini çorape të reja, provoni këtë truk dhe nuk do të pendoheni
Secila femër ëndërron për atë që çorapet e saj të najlonit të qëndrojnë sa më gjatë.
Fatkeqësisht, qëndrueshmëria e tyre nuk është e gjatë, por pas bartjes së shkurtër, shfaqen fije të dala nga to.
Mirëpo, ekziston një mënyrë e thjeshtë që të zgjasni qëndrueshmërinë e çorapeve të najlonit, transmeton Telegrafi.
Po, tingëllon e pabesueshme, por provoni këtë këshillë.
Kur herën tjetër të blini çorape të reja, lagni pak dhe fusni në frigorifer me ngrirje të thellë.
Pas ngrirjes së plotë, nxirrni, shkrini dhe thani.
Sipas PureWow.com, ju duhet vetëm një herë t’ja bëni këtë çorapeve tuaja dhe do të bëhen më të shtrënguara dhe të qëndrueshme.
Temperaturat e ftohta i bëjnë fijet eçorapeve tuaja më të forta, kështuqë ato kanë më pak gjasa për t’u shqyer. /Telegrafi/