Telegrafi

Zgjatni jetën përmes një hapi të thjeshtë

Është gjetur se bamirësia, i ndihmon njerëzit të menaxhojnë stresin –duke ndihmuar në masë të madhe, në përmirësimin e shëndetit, transmeton Telegrafi.

Studiues nga Universiteti Wisconsin-Madison, ka bërë një hulumtim në marrëdhënien mes nivelit të lart të stresit dhe vdekjes.

“Sa keni përjetuar stres gjatë këtij viti dhe a besoni se stresi është i dëmshëm për shëndetin tuaj?” është pyetja që i është bërë shumë pjesëmarrësve. Më pas, ata kanë bërë hulumtime për të parë, se kush ka vdekur dhe kur.

Një studim i bërë nga Universiteti i Buffalos, tregon se bamirësia, është e lidhur me nivele të ulëta të stresit.

Në studimin e bërë me 846 participant, është vërtetuar se ata që kanë pasur nivele të ulëta të stresit, ishte për shkak të nivelit të ulët të negativitetit, sepse kishin ndihmuar shumë njerëz gjatë jetës së tyre. /Telegrafi/