Grabitësi i paidentifikuar nga Philadelphia e Shteteve të Bashkuara, ka bërë zgjatje të muskujve, para se të hynte për të plaçkitur në lokal ushqimor.
I maskuar dhe më armë në dorë, ai ka detyruar punonjësit që t’ia japin tërë paratë nga arka dhe më pas është larguar ngadalë në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.
Me filmimin e publikuar që e tregon atë duke bërë ushtrime fizike, si dhe gjatë aksionit po bëhen përpjekje që të identifikohet ai.
Mirëpo, hajni që u largua me më se 300 dollarë, është ende në arrati dhe nuk është zbuluar se kush është. /Telegrafi/
https://youtu.be/sLllfB8zTHY