Site icon Telegrafi

Zgjatja e marrëveshjes së grurit, Rama uron Erdoganin për rolin e tij në negociatat mes palëve në luftë

Kryeministri Edi Rama ka uruar homologun e tij turk Rexhep Erdogan për rolin që Turqia pati në zgjatjen e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi.

“Mirëpres zgjatjen e Iniciativën e Grurit të Detit të Zi për dy muaj. I dërgoj urimet e mia Erdoganit për rolin e tij të rëndësishëm.  Sigurimi i furnizimit jetik të pandërprerë me grurë drejt tregjeve të botës është i një rëndësie thelbësore për sigurinë globale ushqimore”, ka shkruar rama në Twitter.

Dakordësia për zgjatjen e afatit të marrëveshjes së grurit të Ukrainës u arrit të mërkurën mbrëma. Lajmin për shtyrjen e afatit me dy muaj e bënë të ditur zyrtarë të Turqisë dhe Ukrainës.

Ndërkohë, Erdogan të cilin kreu i qeverisë e ka cilësuar rast pas rasti edhe si vëlla, mundi me lehtësi rivalin e tij kryesor Kemal Kılıçdaroğlu në zgjedhjet e 14 majit, por nuk arriti të kalojë pragun prej 50 +1% të votave të nevojshme për të shmangur një raund të dytë.

Dhe, balotazhi do të zhvillohet më 28 maj. Kjo është hera e parë që kreu i shtetit do të detyrohet të marrë pjesë në një raund të dytë, pasi nuk ka arritur të mbledhë votat e nevojshme.

 

Exit mobile version