Mediat italiane kanë raportuar rreth përditësimeve të fundit rreth bisedimeve për kontratën e Rafael Leaos me Milanin, duke përfshirë një afat të caktuar nga klubi dhe përfaqësuesin përfundimtar të zgjedhur nga lojtari.
Drejtuesit e kuqezinjve pritën të takonin agjentin e Leaos të martën, por babai i sulmuesit nuk u paraqit në Casa Milan ku avokati i familjes Ted Dimvula mbërriti në orët e vona të pasdites për të informuar kampionët e Serie A se ai është i vetmi njeri përgjegjës për negociatat.
Kjo do të thotë se agjenti Jorge Mendes nuk është më një figurë kryesore në rrethin e sulmuesit portugez. Paolo Maldini tha muajin e kaluar se bashkëbiseduesit ‘kishin ndryshuar shpesh’ gjatë raundit paraprak të negociatave me përfaqësuesit e Leaos.
Dimvula thuhet se është një mik i ngushtë i babait të Leaos, por ishte e papritur ta shihje atë të takohej me Milanin pa babanë e sulmuesit.
Sipas Sky Sport Italia, Milani shpreson të sigurojë nënshkrimin e Leaos përpara fillimit të Kupës së Botës, sepse klubi është i vetëdijshëm se paraqitjet e shkëlqyera në Katar do të rrisin më tej kërkesat e tij për pagë, duke e bërë zgjatjen e kontratës më të komplikuar.
Milan-Leao, oggi incontro per il rinnovo con il padre. News di calciomercato: Dopo il premio come miglior giocatore della passata stagione al Gran Galà del Calcio, Leao inizia il suo dialogo con il Milan per il rinnovo del contratto. Atteso oggi nella… https://t.co/ENDvohMDso pic.twitter.com/dUswi6dSAO
— sportlive (@sportli26181512) October 18, 2022
Leao aktualisht merr më pak se dy milionë euro në sezon dhe Milani thuhet se është i hapur për të ofruar më shumë se shtatë milionë euro në vit.
Megjithatë, çështja më e madhe, ka të bëjë me një gjobë prej 19 milionë euro që Leao i detyrohet ish-klubit të tij Sporting Lisbona dhe që sulmuesi pret që Milani ta ndajë me Lille.
Kontrata e sulmuesit skadon në vitin 2024, kështu që kuqezinjtë janë të vetëdijshëm se dështimi për të arritur një marrëveshje në javët ose muajt e ardhshëm do t’i detyronte ata të shesin Leaon në verë për të shmangur largimin e tij falas në vitin 2024, si bënë në të kaluarën e afërt me Gigio Donnarumma, Hakan Calhanoglu, Frank Kessie dhe Alessio Romagnoli. /Telegrafi/