Sonte, nesër dhe pasnesër, Linja 4 e Trafikut Urban do të qarkullojë deri në orën 02:00.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
“Të gjithë që ktheheni nga Sunny Hill Festival do të keni mundësi ta shfrytëzoni autobusin”, ka shkruar Zogaj në Facebook.
Pra, zgjatja e orarit të kësaj linje të autobusëve për këto tri ditë bëhet ekskluzivisht për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që vizitojnë Gërminë për shkak të “Sunny Hill Festival”, i cili mbahet më 4-7 gusht. /Telegrafi/