Telegrafi

Zgjatet masa e izolimit në Sydney, as tri javët e izolimit nuk e ndihmuan përhapjen e mëtejme të coronavirusit 

A man wearing a face mask walks past the Opera House in Sydney on July 13, 2021, during a lockdown as authorities stepped up efforts to curb a fast-growing coronavirus outbreak. (Photo by Brendon THORNE / AFP)

Autoritetet australiane kanë zgjatur masën e izolimit në Sydney për të paktën 14 ditë tjera, pasi që tri javët e kaluara të izolimit dhe kufizimet tjera nuk e kanë ndalur valën e coronavirusit që ka goditur rëndë këtë qytet në Australi.

Siç raporton Reuters, politikania Gledis Beredziklian nga New South Wales, ka paralajmëruar se kufizimet do të mbesin në fuqi të paktën deri më 30 korrik, me arsyetimin se gjatë 24 orëve janë konfirmuar 97 raste të reja, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë është e vështirë të thuhet, por duhet të zgjasim masën e izolimit për të paktën edhe dy javë. Duam që sa më shpejtë të dalim nga kjo situatë dhe pikërisht për këtë po aplikojmë masën e izolimit”, ka shtuar ajo.

Tashmë në këtë vend është shtyrë për dy herë masa e izolimit, pasi që numri i përgjithshëm i të infektuarve nga mesi i qershorit ka shkuar në 900 si dhe janë evidentuar dy raste të vdekjeve. /Telegrafi/