Shkencëtarët nga Instituti për hulumtimet e kancerit “South Wales” në qytetin britanik Swansea, kanë zbuluar se bari ‘Sunitinib’ është më efektiv në mjekimin e kancerit të veshkave në krahasim me barnat të cilët përdoren në mënyrë tradicionale.
“Këto të dhëna ofrojnë një fazë të re në mjekimin e kancerit të veshkave dhe metastazave të tij”, thotë udhëheqësi i studimit, profesori John Wagstaff.
Edhe ky bar ka efektet e veta anësore, siç është lodhja, mundimi dhe rritja e rrezikut për infeksion.
Kanceri i veshkave renditet në vendin e 11-të në bazë të shpeshtësisë në vendet e zhvilluara, ndërsa si faktorë rreziku konsiderohen duhanpirja, mbipesha dhe shtypja e lartë e gjakut.