Telegrafi

Zgjatet afati për privatizimin e PTK-së

Ky proces i cili ka dështuar një herë është shtyrë edhe herëve të tjera. “Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së ka aprovuar kërkesat e kompanive të para-kualifikuara për të ju dhënë kohë shtesë për përgatitjen e ofertave dhe ka shtyrë afatin e dorëzimit të ofertave për kompanitë e para kualifikuara”, ka njoftuar MZHE-ja.

Afati i ri i dorëzimit të ofertave në procesin e privatizimit të PTK-së është 31 janari i këtij viti. /Telegrafi/