Site icon Telegrafi

Zgjatet afati i pasaportave për mërgimtarët me pasaportë të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njoftoi se e Kuvendi ka miratuar ndryshimet ligjore me çka mundësohet zgjatja e afatit të dokumenteve të udhëtimit – pasaportës për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit.

Sipas ndryshimeve të reja, të gjithë atyre që u ka skaduar pasaporta ose u skadon afati pas 31 korrikut, të njëjtat do të vlejnë deri më 31 dhjetor 2021.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për dokumente udhëtimi të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka atyre qytetarëve të cilëve u ka skaduar afati i pasaportës apo u skadon pas 31 korrikut, u vazhdohet afati i vlefshmërisë së këtyre dokumenteve deri më 31 dhjetor 2021. Me këtë, më në fund u dolëm në ndihmë nevojave të një numri të madh të qytetarëve tanë, të cilët për shkak të pandemisë, masave restriktive, karantinave dhe kushteve të tjera të vështirësuara, nuk patën mundësi t’i vazhdojnë në kohë dokumentet e tyre”, shkruan Osmani.

Vazhdojmë më tej edhe me projektin e-konsullatë, shkruan Osmani, me stacionet bazë mobile, me të cilat së shpejti do t’i mbyllim plotësisht dhe në plan afatgjatë çështjet e lëshimit të pasaportave jashtë vendit./Telegrafi/

 

Exit mobile version