Dita e martë ka filluar me lajmin që Edgardo Bauza është shkarkuar nga Përfaqësuesja e Argjentinës.
Sipas Mundo Deportivo që tani kanë filluar të mendohen zëvendësuesit për 59-vjeçarit.
Ëndrra e Federatës argjentinase është Diego Simeone e Atletico Madridit, por kjo është e vështirë pasi ai ende nuk është i gatshëm për një rol të tillë.
Ndërsa më favoriti dhe i mundshëm është Jorge Sampaoli i Sevillas.
Me ndërrimin e trajnerit sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka një mundësi më shumë për t’u ftuar. /Telegrafi/