Kosova U21 e ka filluar me fitore kampanjën kualifikuese për kampionatin evropian që mbahet në vitin 2023, duke e mposhtur Andorrën U21 me rezultat 2-0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse ishte një dominim i djelmoshave tanë, por që nuk pati pothuajse asnjë rast të mirë shënimi.
Një lojë e zbehtë në aspektin ofanziv nga “Dardanët”, lojë kjo që nuk prodhoi rezultat.
Pjesën e dytë Kosova rrezikoi më shumë me Valmir Veliun dhe Veton Tushën, por pa sukses.
Dyshja e futur në pjesën e dytë Dion Berisha dhe Mark Marleku, i dhanë rrjedhë të tjerët ndeshjen.
Fillimisht ishte Dion Berisha që shënoi në minutën e 82-të pas një gabimi në mbrojtje (1-0).
Ky gol i dëshpëroi mysafirët, që tentuan të bëjnë më shumë, por lanë hapësira prapa.
Sulmuesi Mark Marlku vendosi ndeshjen kur shënoi gol të bukur për 2-0 në minutën e 85-të.
Këto janë tri pikët e para në ndeshjen e parë për Kosovën U21./Telegrafi/