Telegrafi

Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, diskuton sot me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane

Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, sot do të ketë një diskutim me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane.

Diskutimi do të jetë lidhur me raportin për vendin për vitin 2019.

Gjatë këtij takimi të këtij komisioni është paraparë edhe shqyrtimi i Projektligjit për produktet biocide, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Takimi i Komisionit për Integrime Evropiane është planifikuar të nisë në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës.