Pandemia e coronavirusit dhe numri i madh të infektuarve dhe të vdekurve, ka bërë që njerëzit të kujdesen më shumë për shëndetin dhe higjienën e tyre personale, shkruan Fox Neës.
Por duket se zëvendëspresidentja Kamala Harris e ka kuptuar pak më seriozisht këtë çështje, dhe këtë e “dëshmoi” gjatë takimit me presidentin jugkorean Moon Jae-in në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.
Gjatë shtrëngimit të duarve, Kamala është filmuar duke mbajtur dorën afër rrobave, duke i bërë të dyshojë shumë persona se ajo mund ta ketë fshirë dorën.
https://twitter.com/TreeofKnowled14/status/1396248365529112581?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1396248365529112581%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.foxnews.com%2Fpolitics%2Fkamala-harris-wipes-hand-after-greeting-south-korean-leader-faces-twitter-backlash
E Harris dhe Moon gjatë takimit kanë diskutuar për Korenë e Veriut, shëndetin në nivel global dhe çështje tjera me rëndësi të madhe.
Megjithatë ky veprim i saj është kritikuar nga një pjesë e deri më tani ajo nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me këto pretendime. /Telegrafi/