Telegrafi

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris infektohet me coronavirus

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris rezultoi pozitive për COVID-19 të martën pasi u kthye nga një udhëtim njëjavor në Kaliforni.

“Sot dola pozitiv për COVID-19. Nuk kam simptoma dhe do të vazhdoj të izolohem dhe të ndjek udhëzimet e CDC-së. Jam mirënjohës që jam vaksinuar dy herë”, shkroi Harris në Twitter.

Kirsten Allen, sekretarja e shtypit e zëvendëspresidentes, deklaroi se Harris “do të izolohet dhe do të vazhdojë të punojë nga rezidenca e zëvendëspresidentes”.

“Ajo nuk ka qenë në kontakt të ngushtë me Presidentin ose Zonjën e Parë për shkak të orarit të tyre të fundit të udhëtimit. Ajo do të ndjekë udhëzimet e CDC-së dhe këshillat e mjekëve të saj”, shtoi Allen.

Zëvendëspresidentja do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë kur të rezultojë negative”, pohoi ajo.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden doli dje negativ për Covid-19, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. /Telegrafi/