Senati Amerikan me votën e zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence mundi të zyrtarizojë kandidaturën e shumë diskutueshme të Betsy DeVos, miliarderes republikane pro arsimit privat, në krye të departamentit të Arsimit në qeverinë e Presidentit, Donald Trump.
Senatorët votuan 50 pro dhe 50 kundër. Vetëm në sajë të votës së zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, ajo mundi të fitojë.
Është hera e parë në histori që një zëvendëspresident voton për një konfirmim, pasi Kushtetuta e lejon një veprim të tillë në rast votash të barabarta.
Kandidatura e Betsy DeVos, 59 vjeçare, nga ana e Donald Trump nëntorin e kaluar kishte shkaktuar indinjatën e sindikatave të mësuesve dhe demokratëve, që votuan njëzëri kundër saj.