Telegrafi

Zëvendësoi peshqit e akuariumit me karota, motra nuk e vëren ndryshimin (Foto)

Samuel Annis nga Britania e Madhe, i ka zëvendësuar peshqit e akuariumit me dy karota të vogla, për të parë nëse motra tij do t’i vërejë.

Megjithëse iu ka hedhur ushqim, nuk e ka kuptuar se në vend të gjallesave ngjyrë ari, në ujë ndodhen dy perime, transmeton Telegrafi.

Karotat në vend të peshqve

Me këtë rast, ai ka dashur të tregoj se është i vetmi që kujdeset për to edhe pse, nuk ishte ai që kërkoi t’i blinte.

“Motra kërkonte peshq dhe pasi i sollëm në shtëpi, vetëm disa herë iu ka hedhur për të ngrënë. Duhet të pastrohet edhe akuariumi” ka shkruar Annis poshtë fotografive të postuara ne Twitter.

“Peshqit e akuariumit janë si pjesë e orendive, pikërisht për ata që nuk i duan kafshët, njëjtë sikur unë” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/