Mekaniku Emile Luijuben ka gjetur një mënyrë sa të rrezikshme, po aq edhe praktike, për të shkrirë xhamin e përparmë të veturës që ishte i ngrirë.
Në punëtorinë e tij që ndodhet në Baarle-Nassau të Holandës, ai e zëvendësoi me benzinë lëngun për pastrim dhe me të ndezur një letër, vuri në funksion fshesat që rrëshqisnin mbi xham, transmeton Telegrafi.
Pastaj, ai hyri brenda dhe aktivizoi sistemin e pastrimit të xhamave, që tashme përhapte flakë dhe e shkrinin xhamin.
“Kemi dëshirë që të provojmë gjëra të reja, të cilat do t’i frymëzonin njerëzit tjerë, që të ndërtojnë gjëra të reja”, ka thënë Luijuben, lidhur me krijimin e tij.
Megjithatë, nuk fund ai e shuan flakën me shishen speciale, derisa sistemi që ndërtoi ai nuk rekomandohet të provohet, sepse mund të ketë pasoja të paparashikueshme. /Telegrafi/