Site icon Telegrafi

Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Matthew Palmer sot në Prishtinë

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer sot të jetë në Kosovë, ndërsa do të takohet me krerët e shtetit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer në ora 10:00.

Ndërkaq, kryeministri i Republikës së Kosovës pret në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer në ora 10:45.

Palmer një ditë më parë ishte në Maqedoni, ku konfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për Maqedoninë dhe anëtarësimin e saj në NATO dhe BE. /Telegrafi/

Exit mobile version