Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklarimeve të Beogradit duke i quajtur ato si lajme të rrejshme dhe propagandë.
Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë vigjilente dhe të sakta në veprime shtetërore.
Postimi i plotë i Ramadanit:
“Më shumë se 5 lajme të rrejshme dolën vetëm sot nga lidershipi në Beograd. U dëshmuan se janë veç propagandë. Institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë vigjilente dhe të sakta në veprime shtetërore, sipas Kushtetutës dhe ligjeve”, ka shkruar Ramadani.
Reagimet dhe fushata propagandistike nga krerët dhe zyrtarët shtetëror të Serbisë, vijnë si reagim ndaj, vendimit të Qeverisë së Kosovës e cila ka vendosur një taksë 100 për qind ndaj të të gjitha produkteve që prodhohen në Serbi. /Telegrafi/