Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, është shprehur i kënaqur me numrin e madh të aplikantëve që kanë qenë të interesuar për t’u bërë pjesë e FSK-së.
Ramadani, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se është e rëndësishme që aplikacionet kanë ardhur nga të gjitha komuniteteve dhe të dy gjinitë.
“Është jashtëzakonisht përgjegjësi institucionale, që të përzgjidhen më të mirët e më të mirëve, sepse ka pasur jashtëzakonisht konkurrencë të madhe dhe kjo tregon atdhedashurinë e qytetarëve të Kosovës dhe gjeneratave të reja”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Zëvendësministri i Mbrojtjes ka thënë se lista e të rekrutuarve tashmë ka dalë por ka ende afat për të gjithë ata që kanë ndonjë vërejtje.
“Vetëm Zoti është perfekt, por procesi ka qenë transparent për nga aspekti i rregullt i brendshëm”.
Ramadani ka thënë se në Ministri dhe FSK ka persona adekuatë që do të bëjnë rekrutimet e fundit, por sipas tij procesi mbikëqyret edhe nga partnerët ndërkombëtarë./Telegrafi/