Telegrafi

Zëvendësministri Pupovci bën thirrje për respektim të masave në shkolla

Foto: Arkiv

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci në një konferencë për media tha se të gjitha institucionet arsimore kanë filluar punën me rregull, për çka ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë masat anti-COVID.

Ai tha se në 96 për qind të shkollave është zhvilluar procesi në rregull, për dallim të disave që kanë nisur me pak vonesë.

“Me gjithë faktin se masat janë relaksuar shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin arsimor të vazhdojnë me respektimin e masave”, tha ai, raporton EO.

Tutje Pupovci tha çështje tjetër e rëndësishme është edhe ndarja e bursave për studentët e nivelit  Bachelor dhe Master.

“Çështja tjetër janë konkurset për bursat, ku kjo ministri kanë ndarë njoftimin që do të japin bursa për të gjithë studentët Bachelor dhe Master, që do jetë i hapur deri më 3 nëntor. Dhe ndarja e bursave të tjera”.

Pupovci u pyet lidhur me rastin e një ngacmimi seksual në Malishevë, ku tha se ka një sërë arsyesh që të përpilohet Kodi etik, duke sqaruar se ngacmimi seksual është rast penal dhe që sanksionohet me ligj.