Site icon Telegrafi

​Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë i shoqëruar nga Sveçla bën homazhe në Prekaz

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Kisha nderin të shoqëroj sot për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu”, ka njoftuar Sveçla në Facebook.

Sveçla thotë se për vizitë në kullën e Jasharajve u mirëpriten nga Rifat Jashari.

“Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë”.

“Falënderoj Zëvëndësministrin Karaloglu për vizitën në Republikën e Kosovës e veçanërisht për vizitën në Prekaz. Në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë”, ka shkruar tutje Sveçla./Telegrafi/

Exit mobile version