Telegrafi

Zëvendësministri në gjendje të dehur përplaset me një veturë dhe ikë nga vendi i ngjarjes?

Sipas dëshmitarëve mbrëmë natën vonë një zyrtar me xhip Touareg me targa regjistrimi të Shkupit ka goditur disa makina të parkuara në rrugën e Alzhirit në Karposh të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga policia ka arritur konfirmimi se Touareg është përplasur me disa automjete të parkuara dhe hetimi është kryer në vendin e ngjarjes. Në Touareg ishte zëvendësministri, por pas përplasjes ka lëvizur nga vendi kurse policia ka filluar kërkimin e veturës zyrtare. Përveç Zëvendësministrit ka pasur edhe një person tjetër, vajza me gjasë ka qenë shoqëruesja. Tuareg sipas informacioneve të para është vetura e Agjencisë për punësim, raporton Telma.

Sipas informatave të para mendohet se zyrtari ishte i dehur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është duke vërtetuar nëse janë të sakta këto pohime dhe nëse aksidentit ka ndodhur nga shofer i pakujdesshëm nën ndikimin e alkoolit. /Telegrafi/