Telegrafi

Zëvendësministri i Kulturës ndalohet në Merdare, reagon Haradinaj

Të mërkurën në pikën kufitare Merdare, autoritetet serbe kanë arrestuar zëvendësministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviq, i cili njëkohësisht është dhe nënkryetar i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës.

Për këtë ka reaguar kryeministri i vendit Ramush Haradinaj  i cili e ka quajtur këtë rast si provokim dhe qasje jonktruktive të shtetit serb ndaj Kosovës.

Haradinaj ka treguar se Stankoviq po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye.

“Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës  Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe”, ka thënë Haradinaj.

Më tej, ai ka ftuar autoritetet beogradase që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb të Kosovës.

“Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook./Telegrafi