Site icon Telegrafi

Zëvendësministri Krasniqi vizitoi Institutin Bujqësor të Kosovës

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi ka vizituar Institutin Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë, ku është takuar me drejtuesit e këtij institucioni, që funksionon në kuadër të ministrisë

Zëvendësministri Krasniqi gjatë kësaj vizite është njohur nga afër me punën që bën ky institut, me ç‘rast ka vizituar për së afërmi  laboratorët dhe procesin e punës së analizave për shumë lëndë që ka përsipër ky institut.
Zëvendësministri Krasniqi ka vlerësuar punën e këtij instituti, i cili sipas tij është një nga institucionet më të rëndësishme për vendin, pasi që nga puna që bëhet aty ndikohet një pjesë e madhe e prodhimtarisë bujqësore dhe ushqimore. Ai po ashtu ka premtuar që gjatë mandatit të tij do të ofrojë mbështetjen e tij për avancimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij instituti.
Nga ana tjetër, drejtori i Institutit, Fehmi Geci falënderoi zëvendësministrin për vizitën dhe mbështetjen.
Ai e njoftoi zëvendësministrin Krasniqi edhe për punën e deritanishme që ka bërë dhe po bën ky institut
Exit mobile version