Zëvendësministri i Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, Petro Koçi përmes një shënimi në Facebook, ka shprehur entuziazëm për lajmin se NATO po ndërton bazë në Shqipëri.
Ai shndërrimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në një bazë të NATO-s e ka konsideruar investim me rëndësi të madhe politike dhe ushtarake.
“Zhvillimi i Bazës Ajrore të Kuçovës nën kujdesin e NATO s për t’u shndërruar në një bazë bashkëkohore për qëllime mbështetjeje logjistike për operacionet e furnizimit te forcave ajrore, për mbështetje të operacioneve te patrullimit ajror dhe natyrisht për qëllime stërvitore te forcave ajrore të Aleancës përbën një investim me rendësi të madhe politike dhe ushtarake”.
Koçi thotë se ndërtimi i kësaj baze që është e para në Ballkan, dëshmon peshën që ka Shqipëria për sigurinë e këtij rajoni.
“Kjo baze, si e para e këtij lloji ne Ballkanin Perëndimor dëshmon peshën dhe përparësinë qe përfaqëson Shqipëria për sigurinë dhe paqen ne rajon si edhe rritjen e prezencës se NATO s ne rajonin tone ne përgjigje te rolit jomiqësor ndaj interesave euroatlantike te vendeve te tilla si Rusia”, shkruan më tej kryetari i PSV91.
Zëvendësministri i Mbrojtjes ka thënë se ky është lajm shumë i mirë edhe për interesat ekonomike të zonës ku ndërtohet baza.
“Ndërkohë ky modernizim do te rrisë kapacitetet ushtarake te Forcës tonë Ajrore.
Natyrisht ky është një lajm shume i mire dhe për interesat social ekonomike te komunitetit te Kuçovës e me gjere.
Do te këtë një investim me peshe te konsiderueshme financiare”, përfundon shënimin e tij, Petro Koçi./Telegrafi/