Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, nga AAK, në RTV Dukagjini ka thënë se Samiti i Berlinit është lajm i mirë për Kosovën.
Berisha, ka thënë se Kosovës i është kërkuar që të ketë më shumë kujdes në trajtimin e minoriteteve sidomos atij serb, por ka përjashtuar mundësinë e një asociacioni me kompetenca ekzekutive.
Ai ka thënë se ekonomia e Ballkanit në të ardhmen do të varet nga Gjermania dhe vendet gjermano folëse.
Zëvendësministri i Jashtëm, ka thënë se Serbia nuk mund të ketë më shumë llogari të lidhet me Rusinë e të ia kthejë shpinën Bashkimit Evropian.
“Serbia pa kufi nuk mund të vazhdojë me obstruksione. Këto obstruksione kanë sjellë edhe takimin e sotshëm në Berlin. Jam optimist se Gjermania e Franca do t’i shtyjnë para proceset. Serbia ka thënë edhe në vitin 1999 nuk mposhtemi, por ndodhi e kundërta”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Berisha ka thënë ndër të tjera se nuk mund të injorohet rëndësia që ka njohja e pesë vendeve të BE-së, dhe sipas tij njohja e pesëshes është më e rëndësishme se anëtarësimi në disa organizata./Telegrafi/