Me ftesë të Ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Peshkatarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kroacisë, Tomislav Tolushiq, zv. Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës të Kosovës, Vezir Januzi po merr pjesë në panairin e 22-të “Viroexpo”, që po mbahet në Viroviticë të Kroacisë.
Me këtë rast Januzi, kishte edhe takime zyrtare të nivelit të lartë shtetëror dhe shumë të rëndësishme për sektorin agrorural të Kosovës.
Ai u takua edhe me Ministrin e Bujqësisë, Peshkatarisë dhe Zhvillimit Rural së Kroacisë, Tomislav Tolushiq, me të cilin diskutuan për mundësinë e zgjerimit dhe forcimit të bashkpunimit në nivel shtetëror dhe të komunitetit të biznesit agrorurual, shkëmbimin e infomacioneve, përvojave si dhe plasimin e produkteve bujqësore dhe agroushqimore në tregjet e vendeve respektive.
Januzi kishte edhe takime tjera të nivelit shtetëror, me komunitetin e agrobiznesit dhe pjesmarrës në këtë panair me ç’rast u diskutua dhe u morrën informacione për sketorin bujqësor të Kosovës, për politikat dhe dokumentet strategjike dhe legjislacionin, si dhe për mundësitë e investimit e bashkëpunimit.
Gjatë këtyre takimeve Januzi falënderoi nikoqirët për mundësinë që iu dha Kosovës për pjesëmarrje në këtë panair dhe për takimet zyrtare. Ai, gjatë takineve i njoftoi ata me politikat zhvillimore dhe mbështetjen financiare që Qeveria e Kosovës e jep për bujqësinë si prioritet shtetëror.
Pala kroate, por edhe pjesëmarrës tjerë shprehin interesim për tregun e Kosovës dhe produktet e Kosovës pas heqjes së barrierave nga MSA. Gjithashtu u diskutua edhe për kushtet agroklimatike, metodat e punimit të tokës, mekanizmin bujqësor, përdorimit të im puteve cilësore, ujitjen, aftësinë konkurruese, marketingun e produkteve bujqësore etj.
Në kuadër të kësaj vizite zv.ministri Januzi do të ketë edhe takime dhe angazhime tjera me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit, mundësive investimeve dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimit.
Në këtë panair prodhuesit kosovarë kanë ekspozuar produktet e tyre. /Telegrafi/