Telegrafi

Zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik viziton Kosovën

Kësaj vizite i paraprinë vizita e Ministrit Shala në Verona të Italisë në muajin shkurt të këtij viti, i cili ka iniciuar thellimin e bashkëpunimit në mesë të dyja vendeve.

Me këtë rast Ministri Shala dhe zv/Ministri Italian Urso, do nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mesë të dyja vendeve.

Zv.Ministri, Urso në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Institutit Kombëtar për Tregtinë e Jashtme –ICE dhe mbi 30 biznesmen italian të cilët kanë shpreh interesim të investojnë në Kosovë, me këtë rast do mbahet edhe një forum biznesi Kosovë – Itali, ku do të prezantojnë edhe një numër i bizneseve lokale.

Forumi – Nënshkrimi i marrëveshjes, do të mbahet më 4 maj, në ora 09:30 në Ndërtesën e Qeverisë (ish- Rilindja) , në sallën e konferencave.