Telegrafi

Zëvendësministri Gecaj dhe ambasadori norvegjez vlerësojnë kujdesin e qytetarëve në këtë kohë pandemie

​Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, e sidomos për gjendjen pas shpalljes së pandemisë me Covid-19, që ka përfshirë edhe vendin tonë si shumicën e vendeve të botës.

Zëvendësministri Gecaj theksoi se të gjitha ekipet janë duke bërë një punë mjaft të mirë për parandalimin e përhapjes së virusit, si dhe menaxhimin e situatës së përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, Grondahl ka thënë se është i kënaqur me përkushtimin e autoriteteve të Kosovës në menaxhimin e kësaj pandemie, si dhe vlerësoi lartë kujdesin që qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke treguar në këtë periudhë.

Në fund të këtij takimi, ambasadori Grondahl u zotua se do të përkrahë MPBAP-në në tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/