Site icon Telegrafi

Zëvendësministri i Drejtësisë shpërndan betimin e deputetëve, etiketon Driton Selmanajn dhe deputetët që munguan dje në seancë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ua kujtuar betimin e dhënë deputetëve të cilët kanë munguar dje gjatë mbajtjes së seancës së Kuvendit, ku u miratua rezoluta e cila ndalon mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Madje përmes këtij postimi ai e kishte etiketuar edhe deputetin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanajt i cili abstenoi në momentin kur u hedh për votim kjo rezolutë në Kuvendin e Kosovës.

Lexo po ashtu Driton Selmanaj tregon tri arsye se pse abstenoi në votimin e rezolutës kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Për ata deputetë që munguan paarsye dhe për deputetin që abstenoi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të datës 15/01/2022, të thirrur nga Kryeministri Albin Kurti

Neni 10

Betimi i deputetëve

Pas verifikimit të mandateve, deputetët betohen solemnisht.

Teksti i deklaratës është:

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.”

 Betohem!/Telegrafi/

Exit mobile version