Site icon Telegrafi

Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Zëvendësministri i Punëve, Bardhyl Dobra i është kundërpërgjigjur kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj i cili duke folur për Forcën e Sigurisë ndër të tjera tha se ushtarët vazhdojnë të kenë rrogë 400 euro.

E pas deklaratës së Haradinajt, reagoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

Ai tha se në FSK nuk ka më pagë 400 euro.

“Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin. Në FSK nuk ka më pagë 400 euro. LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK dhe Ligji i Buxhetit për vitin 2024

Ushtari: Koeficienti: 5.6

Vlera monetare e koeficientit: 110 euro

Paga bazë e ushtarit: 5.6 * 110 = 616 euro

P.S. pagës bazë i shtohet mandej edhe përvoja e punës etj”, shkruan Dobra. /Telegrafi/

Exit mobile version