Telegrafi

Zëvendësministri Berisha – Të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë

Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, ka vizituar spitalin e Pejës, ku ka takuar të lënduarit e aksidentit i cili ka ndodhur në fshatin Dydesh të komunës së Istogut.

Berisha në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjendja e të aksidentuarve për momentin është stabile.

“Janë lënduar 24 persona të cilët janë trajtuar në spitalin e Pejës. Prej tyre janë disa me fraktura të ekstremiteteve, të nofullës, të gjithë janë trajtuar me kujdes në spitalin e Pejës. Ka disa që kanë pas intervenim kirurgjik.. dhe gjendja e tyre tash për tash është jashtë rrezikut për jetë”.

“Gjithçka është trajtuar në këtë spital dhe nuk ka pasur nevojë të dërgohen në Prishtinë. Disa do të lirohen ndërkohë që disa të tjerë do të vazhdojnë të trajtohen këtu”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/