Telegrafi

Zëvendësministri Avdiu në takimin e Bankës Islamike

Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave, kanë udhëtuar të hënën për në Jeda të Arabisë Saudite ku do të marrin pjesë në Konferencën e rregullt vjetore të Bankës Islamike, e cila do të mbahet më 29 – 30 qershor.

Gjatë kësaj vizitë zëvendësministri Avdiu pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Islamike, ku temë e diskutimit në mes tjerash pritet të jetë edhe marrja e kredive me interes për Kosovën.

Delegacioni nga Kosova pritet të ketë takime edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme. /Telegrafi/