Site icon Telegrafi

Zëvendësministri Ahmeti: Komiteti i Ministrave mund të vendosë të premten për një datë tjetër për Kosovën

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, në një konferencë për media tha sot se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës që do të mblidhet të premten mund të vendosë për një datë tjetër për futjen në agjendë të çështjes së anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

Ahmeti në konferencën e përbashkët për media tha se kjo do të ishte një shenjë e ecjes para edhe me propozimin e tyre.

“Në rast se nuk ka gatishmëri politike dhe vullnet që të ndryshohet agjenda në këtë periudhë që ka mbetur për nesër, Ministeriali nesër mund ta vendosë një datë të radhës se kur mund të bëhet kjo gjë dhe kjo do ishte shenjë e qartë e ecjes përpara në mënyrë që të ecim edhe ne me propozimin tonë”, ka thënë zëvendësministri Ahmeti.

Lexo po ashtu Gjermania e quan “hap konkret” vetëm dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Kushtetuese

Ndryshe, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert.

I njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji. /Telegrafi/

 

Exit mobile version