Telegrafi

Zëvendësministri Ahmeti falënderon Irlandën për mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, Ronan Gargan, ndërsa e ka falënderuar për mbështetjen që Irlanda vazhdon t’i ofrojë Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në njoftimin për media thuhet se zëvendësministri Ahmeti dhe ambasadori Gargan biseduan mbi raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe shqyrtuan mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të tyre nëpërmjet bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si të ekonomisë, sigurisë e kulturës.

Zëvendësministri Ahmeti njoftoi ambasadorin për aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai theksoi se anëtarësimi sa më i shpejtë do të kishte efekte jashtëzakonisht të mira për të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në fund, Ahmeti e falënderoi Gargan për mbështetjen e përhershme që Irlanda i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe zhvillim të brendshëm të vendit. /Telegrafi/