Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel gjatë qëndrimit në Kosovë ka blerë disa produkte vendore.
Sipas fotografive të shkrepura nga fotoreporteri Ridvan Slivova në qesen e tij shihen disa nga produktet vendore.
Ndryshe, zëvendëskryeministri Bettel sot ka zhvilluar një takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Po ashtu të hënën ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për dy fonde për mbështetjen e sektorit privat. Ujdia u arrit pas takimit, që pati Bettel me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. /Telegrafi/