Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi e ka njoftuar ambasadorin për angazhimin e tij në zbatimin e prioriteteve të Qeverisë, sidomos ato që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.
Siç thuhet në njoftim, zëvendëskryeministri Kelmendi ka vlerësuar lart angazhimin e SHBA-ve për të ndihmuar ekonominë e Kosovës.
“Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka uruar zëvendëskryeministrin Kelmendi për marrjen e detyrës, duke shprehur edhe njëherë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përkrahur Kosovën në të gjitha proceset”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/