Site icon Telegrafi

Zëvendëskryeministri Hoxhaj në “Forumin Global AJC 2019” në Washington

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në forumin më të madh të liderëve në botë për antisemetizmin që këtë vit po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në hapje të konferencës, Hoxhaj ka takuar dhjetëra personalitete amerikane dhe nga bota përfshirë drejtorin ekzekutiv të American Jewish Comitte, David Harris i cili në fjalën e tij ka përmendur Kosovën dhe spastrimin etnik të Sllobodan Millosheviqit 20 vite më parë.

Hoxhaj që merr pjesë për herë të parë në një ngjarje të tillë ka thënë se “pjesëmarrja e tij flet për një njohje edhe më të madhe të cështjes së Kosovës në botë dhe një afrim më të madh jo vetëm politik por edhe kulturor e ekonomik me shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.

Konferenca “AJC Global Forum 2019” e cila organizohet cdo vit, mbledh deri në 1000 pjesëmarrës nga e gjitha bota. Vitin e kaluar ishte mbajtur në Jerusalem, këtë vit në Washington ndërsa me 2020 në Berlin. Hoxhaj është i pari politikan i ftuar nga Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version