Site icon Telegrafi

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në seancë të Komisionit për Çështje Evropiane

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mbajti fjalim në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane.

Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Osmani foli për rezultatet që Republika e Maqedonisë së Veriut e arriti në fushën e integrimeve evropiane dhe për të cilat pritej që vendi të fillojë nisjen e bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia e Veriut është shembull i Ballkanit se si ndërtohet demokracia funksionale multi-etnike, me respektim të parimeve evropiane të barazisë, të solidaritetit, kompromiseve, vendi që përmbylli kontestet si në aspekt të brendshëm ashtu edhe aspekt të jashtëm”, theksoi Osmani.

Ai potencoi se ftesa e anëtarësimit në NATO, por edhe ratifikimi i shpejtë nga vendet paraqet mesazh të qartë nga miqtë evropianë dhe botërorë se Maqedonia e Veriut është në rrugë të drejtë dhe se i përket familjes së shteteve perëndimore./Telegrafi/

Exit mobile version