Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev sot do ta vizitojë minierën “Sasa” në Makedonska Kamenica ku do të realizojë takim me udhëheqësit e minierës.
Në takim do të bisedohet për gjendjen dhe sfidat në sektorin e minierës, dhe për atë se si të zhvillohet kjo degë sipas standardeve evropiane. Do të bisedohet edhe për atë se si të përmirësohet statusit i të punësuarve në sektorin e minierave./Telegrafi/