Zëvendëskryetaro i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ademi, siç kumtoi i tij, në Bruksel do të realizojë takim me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerim dhe Politikë Fqinje të Komisionit Evropian, Christian Danielson dhe me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për Zgjerim dhe Politikë Fqinje, Genoveva Ruiz Kalavera. /Telegrafi/