Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi, sot gjatë ditës priti në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës Jean – Louis Servais.
Gjatë këtij takimi Servais uroi Abazin për formimin e Qeverisë së re, dhe theksoi se Belgjika mbështet Republikën e Kosovës, në hapat që do të ndërmerren në vazhdim.
Zëvendëskryeministri Abazi e falënderoi Servais për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të Zyrës Diplomatike të Belgjikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/