Telegrafi

Zëvendëskryeministrave u rriten pagat për 30 %

Ndërsa Hajredin Kuçi, Mimoza Kusari-Lila dhe Slobodan Petroviq nuk paguhen për postet e zëvendëskryeministrit. Këta të fundit marrin paga të njëjta si të gjithë ministrat e Qeverisë Thaçi pa ngritje, shkruan Kosova Sot. Ndërsa Tahiri, Bukoshi dhe Pacolli, i cili ende nuk është paguar, por ka hyrë në listën e pagave të kabinetit Thaçi, do t’i marrin pagat me ngritje për 30 për qind.

Pagat pa ngritje, ishin 1356 euro, ndërsa që nga ky muaj pagat e tyre do të jenë 1763 euro, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i Qeverisë.

Opozita e ka kritikuar emërimin e gjashtë zëvendëskryeministrave nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi. /Telegrafi/