Pep Guardiola ka zbuluar pse mori vendimin për të zëvendësuar Erling Haaland në pjesën e parë në barazimin e Manchester City kundër Borussia Dortmund.
City pati një paraqitje të dobët në Signal Iduna Park teksa barazoi pa gola me Dortmundin, por arritën objektivin e tyre për të përfunduar në krye të Grupit G të Ligës së Kampionëve.
Haaland u zëvendësua mes pjesëve pas një paraqitjeje të dobët, me vetëm 13 prekje dhe një goditje të bllokuar, në fushën e tij të mëparshëm.
Guardiola zbuloi pas ndeshjes se sulmuesi kishte pak temperaturë dhe gjithashtu pësoi një goditje gjatë një aksioni, për këtë edhe vendosi ta zëvendësoj.
“Ishin tre gjëra. E pashë shumë të lodhur. E dyta, ai kishte pak grip në trup. Pastaj e treti, ai kishte një goditje në këmbë. Prandaj nuk mundi të luaj në pjesën e dytë”.
“Kam folur me stafin mjekësor në pjesën e parë dhe ata ishin pak të shqetësuar, por e pashë duke ecur pak a shumë normalisht. Do të shohim”, tha trajneri i Cityt për gazetarët.
Haaland doli në fushë pas bilbilit të fundit për t’u përshëndetur me tifozët e Dortmundit, pasi kishte kaluar dy vjet në klubin gjerman.
Ai nuk dukej i lënduar gjatë ecjes, por mund të nevojitet një skanim për të zbuluar shkallën e plotë të dëmtimit. /Telegrafi/