Pasi Google tërhoqi licencën Android për Huawei më 20 maj, kjo praktikisht përshpejtoi planin rezervë të kompanisë kineze për lansimin e sistemit operativ të tij, me emrin e brendshëm Hongmeng OS.
Tani është bërë e ditur se sistemi operativ Huawei mund të quhet Ark OS.
Informacioni vjen nga kërkesa për markën, të cilën Huawei e paraqiti në organizatën EUIPO (Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësi Intelektuale) për Huawei Ark OS, Huawei ARK, ARK dhe ARK OS (24 maj).
Tani për tani, nuk dihet se në cilën fazë është zhvillimi i Huawei Ark OS. Megjithatë, kompania ka marrë parasysh këtë projekt që nga viti 2015. Një raport i kohëve të fundit ka sugjeruar se Huawei është duke negociuar me Aptoide, e cila mund të jetë një zëvendësim për dyqanin e Google Play. /kp/Telegrafi/