Telegrafi

Zëvendësi i Fiorentinas, Mastronardi: Astori ishte i pari që vinte për mëngjes, Sportiello e ka parë për herë të fundit

Hotel La' Di Moret u rrethua nga polica pas vdekjes së Astorit (Foto: Getty Images)

Fiorentina pas vdekjes së Davide Astorit ka lëshuar një deklaratë publike ku ka treguar disa detaje se si rrodhi ngjarja.

Kapiteni 31-vjeçar i Violas në momentin e vdekjes ishte duke qëndruar në një hotel në Udine së bashku me skuadrën duke pritu ndeshjen në Serie A ndaj Udineses.

Autobusi i Fiorentinas duke u larguar nga hoteli La’ Di Moret në Udine pas vdekjes së Astorit (Foto: Getty Images)

“Djaloshi nuk u shfaq ngrënë mëngjes në ora 09:30, zakonisht ai ishte i pari që arrinte”, ka shpjeguar zëdhënësi i Fiorentinas, Arturo Mastronardi.

“Kështu ata shkuan ta kontrollojnë. Davide ishte duke fjetur në dhomë e tij. Ne ende nuk e dimë shkakun e vdekjes. Zyrtarët ligjorë erdhën dhe trupi është marrë për autopsi, e cila do kryhet sot. Nuk kemi detaje tjera”.

Lexo po ashtu Postimi i Astorit në vitin 2012 dedikuar Morosinit pas vdekjes: Të bashkuar në qetësi për Marion

“I fundi që e kishe parë Daviden ishte Marco Sportiello. Disa lojtarë flejë të vetëm në dhoma, disa në qifte”.

“Mirupafshim kapiten”, tifozët menjëherë filluan me homazhet para portave të stadiumit ‘Artemio Francchi’ – Foto: BCC twitter

“Familja e tij është nga Bergamo, prindërit e tij u lajmëruan me telefon, gruaja e tij u vizitua në Florence nga disa prej drejtorëve tonë që ishin në qytet”, ka thënë Mastronardi.

Lexo po ashtu Vdekja e Astorit, futbollisti la prapa gruan dhe vajzën dyvjeçare

Raportohet se shokët e skuadrës së Astorit kishin thyer derën e dhomës pasi ai paraprakisht nuk ishte përgjigjur as në telefon.

Vlen të theksohet se në mediat italiane është raportuar se Astori kishte sulm në zemër. /Telegrafi/

Pas vdekjes gjitha ndeshjet e mbetura në Serie A dhe B u ndaluan. “Pushofsh në paqe Astori”, ishte e shkruar banderolën para stadiumit të Beneventos para ndeshjes kundër Hellas Veronës (Foto: Getty Images)