Site icon Telegrafi

Zëvendësambasadorja amerikane kokë më kokë me kryeprokuroren

Çështja kryesore e takimit ka qenë hetimi i prokurorisë për ngjarjet e 21 janarit. Pak ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme kërkoi ndihmën e ekspertëve amerikanë për kryerjen e disa ekspertimeve të rëndësishme, që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, raportoi të martën e përditshmja Mapo.

Përveç ndihmës në nivel teknik, ditët e fundit ambasada e Shteteve të Bashkuara, por edhe përfaqësi të tjera diplomatike në Tiranë janë bërë pjesë e një lëvizjeje që ka si qëllim arritjen e një marrëveshje mes Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në lidhje me ekzekutimin e urdhërndalimeve ndaj drejtuesve të Gardës së Republikës.

Në mungesë të ambasadorit amerikan Alexander Arvizu, i cili dy ditë më parë ka udhëtuar drejt Washingtonit, kontaktet për zgjidhjen e situatës pas ngjarjeve të 21 janarit po mbahen nga zëvendësja e tij Deborah Jones. /Telegrafi/
 

Exit mobile version