Site icon Telegrafi

Zëvendës-sherifi në Jacksonville vret të dënuarin për disa plaçkitje, refuzoi t’i bindet urdhrave – pas orvatjeve u qëllua për vdekje

Policia amerikane ka publikuar videon e momentit kur zëvendës-sherifi vret Leonard Allan Cure, 53-vjeç, gjatë një kontrolli rutinor në trafik.

Incidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 7:30 në veri të Jacksonville, në mes Georgia dhe Florida, transmeton Telegrafi.

Cure po voziste me 160 kilometra në orë kur u ndalë nga zëvendës-sherifi. Ai fillimisht u urdhërua të dalë nga vetura, e më pas t’i mbajë duart në pjesën e pasme të veturës.

Cure i cili i kishte kaluar 16 vite në burg, refuzoi ku pasoi edhe “orvatja” për t’ju bindur urdhrave.

Kamera ka filmuar momentin kur polici nxjerr revolen dhe shkrep një plumb mbi Cure i cili u rrëzua në tokë.

Zëvendës-sherifi menjëherë kërkoi ndihmë, megjithatë Cure u shpall i vdekur pavarësisht tentimeve për ta shpëtuar.

Në video dëgjohet polici duke bërtitur në prapavijë derisa mjekët tentuan reanimacionin e Cure. Madje para se të arrinin ata, polici tentoi ta shpëtojë.

E familja e të ndjerit këmbëngulë që Cure ishte viktimë e brutalitetit të policisë dhe se nuk është dashur të vritet.

Ai ishte dënuar për plaçkitjes të armatosur në një barnatore në vitin 2003 në Danny Beach në Florida, duke u dënuar me burgim të përjetshëm për shkak edhe të disa dënimeve të mëparshme për plaçkitje dhe shkelje tjera.

E në vitin 2009 u kërkua lirimi i tij me arsyetimin se kishte alibi, dhe provat e fuqishme nuk ekzistonin në vendin ku ishin kryer krimet që e lidhnin atë. Në dhjetor të vitit 2020 iu anulua dënimi dhe u lirua. /Telegrafi/

Exit mobile version